×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia: Aksidenti në Gjakovë ku humbi jetën një person, ndodhi shkaku i shpejtësisë

    Reporteri
    21 Gusht 2021 | 23:11

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Hereq të Komunës së Junikut, ku si pasojë humbi jetën një person dhe mbetën të lënduar pesë të tjerë.


    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili ka treguar edhe shkaqet që çuan deri tek aksidenti fatal, shkruan Reporteri.net.

    Gjurkaj tregoi se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë dhe mospërshtatjes së kushteve rrugore.

    “Vetaksidenti ka ndodhur për shkak se mospërshtatjes së kushteve rrugore dhe tejkalimit të shpejtësisë”, ka thënë Gjrukaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!