Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë.
Aksionin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Hoxha s’ka dhënë detaje tjera.
“Policia e Kosovës, ekipet për hetimin e Korrupsionit në kuadër te krimeve ekonomike janë duke realizuar një operacion policor ne bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë. Pas përfundimit të operacionit dhe raportimeve nga tereni detajet tjera do të bëhen te ditura më vonë nga kompetentët”, ka deklaruar Hoxha./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.