Bazuar në ankesa të qytetarëve për ndotje akustike në disa lokale në zonën e komunës së Pejës, njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë dhe nënstacionit në Vitomiricë, kanë ndërmarrë veprime operacionale sipas urdhëresës operative, në bashkëpunim të plotë edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë inspektuar lokalet të cilat dyshohej se nuk i përmbushnin obligimet ligjore për veprimtari që kryenin dhe ndotje akustike.
Urdhëresa është realizuar gjatë vikendit me datën 29, 30 dhe 31. 03.2019, me ç’rast gjatë këtij aksioni, nën asistimin policor janë mbyllur shtatë (7) lokale.
Në fshatin Vitomiricë – komuna, Pejë janë mbyllur tri (3) lokale dhe është arrestuar një person për veprën ‘dëmtim i vulave zyrtare’ si dhe janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike.
Në fshatin Ozrim komuna Pejë është mbyllur një (1) lokal, është shqiptuar gjobë për mosrespektim të orarit dhe për ndotje akustike.
Në Pejë janë mbyllur tri (3) lokale, janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.