×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia angazhon edhe qentë për t’i rënë në gjurmë autorit të krimit në Gllogjan

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 17:08

    Njësia Speciale është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit natën e mbrëmshme.


    Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se në vendin e krimit ka dalë K9 (njësiti me qen) i cili po bënë përpjekje për të rënë në gjurmë të të dyshuarit.

    Ai tha se Policisë Rajonale të Pejës i kanë dalë në ndihmë edhe ato të Prishtinës të cilat së bashku po punojnë për të zbardhur rastin.

    “Dyshimet e para bazuar në hetime, tregojnë se sulmuesi i autobusit mund të ketë qenë i vetëm, në kryerjen e veprës”, ka thënë Elshani.

    Shoferi i autobusit dhe dy nxënës janë konfirmuar si viktima të këtij akti kriminal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!