×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Policia arreston 24 vjeçarin që dyshohet se u përfshi në shtatë raste të vjedhjeve në dy muajt e fundit

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 8:09

    Policia e Kosovës, njofton se dje ka arrestuar një të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

    Ai dyshohet për implikim në së paku shtatë rast të vjedhjeve që kanë ndodhur gjatë muajit shkurt dhe mars.

    “Rreth orës 14:00, nga hetuesit e Drejtorisë së policisë së Kryeqytetit është shqiptuar masa e arrestit ndaj të dyshuarit, A. C, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në muajt shkurt dhe mars të këtij viti”, njofton Policia.

    Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!