Sot njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, si dhe ka sekuestruar gjësende në vlerë mbi 2000 euro, e që dyshohet të jenë të vjedhura.
Policia thotë se rastet për të cilat dyshohet se janë të përfshirë këta persona, janë vjedhje të rënda që kanë ndodhur në kohë të ndryshme, shkruan Reporteri.net.
Sipas tyre, grabitjet ishin kryer nga ky grup në lokale të ndryshe në lagjet Ulpiana dhe Dardania.
Siç mësohet, grupi prej gjashtë personash janë të gjithë të rinj nga mosha 17 vjeçare më i riu dhe 19 më i vjetri.
“Personat e arrestuar: L. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, F. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, S. F, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, konfirmon Policia.
Ndryshe, me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit policorë, 5 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht po merren në pyetje./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.