×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk kishte maskë dhe refuzoi të identifikohej, Policia arreston dhunshëm babë e bir në Skënderaj

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 22:09

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy qytetarë për mosmbajtje të maskave në sheshin e Skënderajt duke përdorur edhe dhunën.


    Të paktën kështu kanë deklaruar për klankosova.tv dëshmitarët e kësaj ngjarje që kanë dërguar edhe videot.

    Sipas këtyre dëshmitarëve, personat e arrestuar ndaj të cilëve policia ushtroi dhunë fizike, janë babë e bir.

    Në videot që janë dërguar nuk është krejtësisht e qartë nëse pati rezistencë dhe dhunë edhe nga të arrestuarit.

    Në videon e mëposhtme dëgjohen edhe fjalë ofenduese sikurse “ngjitja qenit”, por gjithashtu nuk dihet se a e thanë zyrtarët policorë apo qytetarët që ishin të pranishëm.

     

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se deri më tani tre persona janë shoqëruar në polici.

    “Tre persona nga Skënderaj janë shoqëruar për në polici si të dyshimtë. Njëri prej tyre që nuk mbante maskë ka refuzuar që të legjitimohet (të japë identitetin), ndërsa dy personat tjerë për shkak se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës.”, ka thënë Zahiti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!