Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë.
Rasti ka ndodhur me datë 19 dhjetor 2020, ndërkohë që sot hetuesit policorë të sektorit rajonal të Ferizajt, kanë arrestuar dy personat e dyshuar lidhur me këtë vepër penale.
“Rasti ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, ku dy viktimat ishin duke lëvizur me automjetin e tyre, ku papritmas një veturë ju bllokon rrugën dhe nga vetura dalin dy persona të dyshuar dhe i sulmojnë viktimat K.T.(m/Kosovar,20 vjeç) dhe A.A.(m/Kosovar 20 vjeç),ku në këtë rast kanë përdorur mjete të mprehta-thika, duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe pastaj të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot kanë qenë në arrati”, njofton Policia e Kosovë në Ferizaj.
Të arrestuarit janë arrestuar Z.Ç.(m/Kosovar,19 vjeç) dhe A.Ç.(m/Kosovar,19 vjeç).
Ata janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.