Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dje nën dyshimin për “Nxitje e përqarjes dhe mos durimit”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve ka gjetur dhe sekuestruar flamuj me mbishkrime arabe “që përdoren nga organizata terroriste”, shkruan Reporteri.net.
Ata janë dërguar në mbajtje pas intervistimit .
“NXITJE E PËRQARJES DHE MOS DURIMIT – Prishtinë / 30.04.2025 – 19:30. Më 01.05.2025 Policia e Kosovës, përmes drejtorisë kompetente në mbështetje të njësiteve relevante, në koordinim me Prokurorinë, kanë kontrolluar shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime Arabe e që përdoren nga Organizata Terroriste. Dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartëcekur dhe pas intervistuar me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.