×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Policia arreston ish-asistentin e kryeministrit Kurti

    Reporteri
    24 Qershor 2024 | 21:07

    Pak minuta para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar në qendër të Prishtinës.

    Nga pamjet e publikuara në Indeksonline, shihet se i arrestuar është ish-asistenti i kryeministrit të Kosovës, Arianit Beqiri, tani asamblist i VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Beqiri në video duket duke i rezistuar arrestimit të pjesëtarëve të Policisë dhe e rrëzon njërin nga policët.

    Pas kësaj ai mbërthehet nga tre policë të cilët edhe përdorin forcë për arrestimin e tij.

    Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!