Situatën e fundit të krijuar në Kosovë me koronavirusin COVID-19, duket se qytetarët po e shfrytëzojnë edhe për përfitime personale.
Derisa shumë qytetarë nuk janë furnizuar mirë, shumë të tjerë blejnë produkte ushqimore me bollëk që më pas ato t’i shesin me një çmim më të lartë.
Dje në Vushtrri ka ndodhur një rast i tillë. Policia e ka arrestuar e më pas liruar, një person i cili në rrjetin social “Facebook” e ka publikuar një foto me 100 kg miell të cilin po e shiste për 80 euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nëpër mes rrjeteve sociale në Facebook kishte postuar se ka miell për të shitur 100 kg me çmim 80€. Njësiti policor së bashku me Inspektorët Komunal kanë hasur në të dyshuarin i cili në automjetin e tij kishte pasur të ngarkuar shtatë (7) thasë miell nga 25 kg. I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në ndërkohë zyrtarë të lartë në Qeverinë e Kosovës bëjnë thirrje të vazhdueshme për qetësi e jo panik, aq më tepër për produktet ushqimore, që sipas tyre, në Kosovë ka me sasi të mjaftueshme për të gjithë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.