×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston Leorand Rexhaj nga Peja, po kërkohej për disa vepra penale

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 14:28

    Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në maj, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar LEORAND (Kadri) REXHAJ, i cili kërkohej për veprat penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve, vjedhje, mashtrim, kanosje dhe cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.


    Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacione lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 12.06.2021, është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e Stacionit Policor Jugu ne Prishtinë.

    “I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!