Policia ka arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti dyshohet që ka qenë i përfshirë me një rast të vjedhjes së rëndë në fund të muajit mars në fshatin Sopij të kësaj komune, shkruan Reporteri.net.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dy armë të shkurtra të cilat janë sekuestruar.
Njoftimi:
Arrestohet i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Prizren, 06 prill 2024
Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 05.04.2024 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: A.G (viti i lindjes 1987), mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29.03.2024, në fshatin Sopij të Suharekës, ku aty ishite vjedhur stoli ari , një lap topi, nje pushkë gjuetie”Sterger” me nr.Serik1933838 caliber 12 mm si dhe 35 cop fishek.Ne lidhe me keteë rst hetuesit policor me urdher të prkuroit të shtetit ka realizuar nje rudher kontroll ne shtepin e të dyshurit ku gjatë kontrollit ne cilsin e prova materiale kan arrit te gjejne dhe te sekuestrojnë dy armë të shkurta:
• Një pistoletë P Bereta cal 7.65 mmnr serik V 777660 dhe
• Një pistolet Kolt (me mulli) UNIS-COBRA,cal 9 mm
I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë.Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te stacionit policor në Suharekë.