×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston një person për rrahjen e zyrtarit të PDK-së

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 17:08

    Pas reagimit të Partisë Demokratike të Kosovës ndaj sulmit të humanistët Jakup Sabedini nga Ferizaji, të cilin e kanë sulmuar disa nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Reporteri.net ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë Agim Gashi, në Ferizaj.


    Ashtu siç shkruan në postimin e plotë të PDK-së, se rasti është lajmëruar tek organet e drejtësisë por deri më tani nuk ka asnjë veprim që do ta ndriçonte rastin, shkruan Reporteri.net

    Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësin e policisë, Agim Gashin nga Ferizaji, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur në një restaurant ku është arrestuar një i dyshuar dhe me urdhër të Prokurorit është liruar, kurse rasti ka shkuar në procedurë të rregulltë.

    Ndryshe, Jakup Sabedini ishte anëtar i shtabit zgjedhor lokal në PDK-në e Ferizajt në zgjedhjet e 6 tetorit, motiv ky që, sipas PDK-së, nxiti sulmin.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!