Stacioni policor i Ferizajt, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur që sot të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet A.B., 21 vjeçar.
Siç thuhet në komunikatën e PK-së, ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi, në kohëzgjatje prej 8 muaj, për veprën penale në bashkëkryerje “Blerje , posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge”.
Tutje thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të
dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, njofton Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.