Gruaja rome , identiteti i së cilës nuk dihet, e që u bë e njohur përmes rrjeteve sociale pas sulmeve dhe linçimit publik, sot në qytetin e Ferizajt është sulmuar brutalisht për të dytën herë, pas rastit të mëhershëm në Lipjan. Policia e Kosovës ka konfirmuar për Periskopin se është arrestuar i dyshuari por që edne gjendet në arrati.
Zyrtari i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini ka bërë të ditur se sulmuesi i gruas rome është arrestuar.
‘Sulmuesi është identifikuar dhe është arrestuar. Kemi qenë në vendbanimin e tij por person i dyshimtë nuk është gjendur në shtëpi’, ka thënë Hajdini.
Tutje ai tregon se gruaja rome gjendet ende në stacionin policor, dhe se po bashkëpubojnë me Qendrën për Punë Sociale dhe Avokatin e Popullit.
‘Gruaja rome është ende në objektin e stacionit policor. Është edhe Qendra për Punë Sociale këtu, si dhe nga Zyra e Avokatit të Popullit. Jemi duke bashkëpunuar në mënyrë që t’i bëjmë zgjidhje viktimës’, ka thënë Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.