Rreth 700 persona janë kontrolluar nga Policia e Kosovës gjatë bastisjeve që realizuan në lokalet e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
Sektori i hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën Jugore, në mbështetje të njësive të NJRSH-s, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, gjatë dhjetë ditëve të fundit ka realizuar disa bastisje të disa lokaleve në qytetet e Mitrovicës e Vushtrrisë.
Policia ka njoftuar se bastisjet janë realizuar në lokacione dhe kohë të ndryshme gjatë orëve të mbrëmjeve, me ç’ rast përmes aplikimit të kontrollit të detajuar janë kontrolluar rreth 700 persona, ku fatmirësisht nuk është hasur asnjë mjet apo gjësend i kundërligjshëm.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në ofrimin e sigurisë për të gjithë, thuhet në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.