×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia bastis një lokal në Gjakovë, gjen aparate të lojërave të fatit

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 10:03

    Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një lokal në fshatin Brekoc të Gjakovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.


    Në këtë lokal janë gjetur dhe konfiskuar tre aparate të lojërave të fatit, një printer dhe katër shtëpiza të kompjuterëve.

    Aksioni ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.

    Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Kujtojmë se më 18 shtator Policia e Kosovës përmes një operacioni ka shkatërruar rrjetin e kazinove në Karaçevë të Kamenicës.Të përfshirë në këtë aksion janë 35 të dyshuar, prej tyre 12 janë zyrtarë policorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!