Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksionin e realizuar bashkë me Doganën dhe ATK-në janë kontrolluar 235 lokale dhe janë mbyllur 222 prej tyre, raporton Reporteri.net.
Policia më tej njofton se gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga.
Sipas policisë, operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident.
“Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar dhe si rezultat i hetimeve deri më tani përveç tjerash në bankat e Kosovës bazuar në urdhresë të gjykatës janë ngrirë 2.182.500.00 Euro ( Dy milion e njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqindë Euro) nga xhirollogaritë e bizneseve të të dyshuarave”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.