Prishtina nga sot është në karantinë, vendim të cilin e mori mbrëmë Ministria e Shëndetësisë pasi u shënuan 20 raste të reja në kryeqytet.
Në pikën 3 të vendimit thuhet se ndalohen edhe hyrjet dhe daljet në kryeqytet.
Policia tashmë ka dalë në teren dhe ka bllokuar rrugët, duke mos lejuar hyrje dhe dalje në Prishtinë.
Reporteri.net ka realizuar një video ku shihet se si policia nuk i lejon makinat të hynë në kryeqytet.
Ministria e Shëndetësisë sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media ku do të marrë vendim për masat e reja. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.