×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia çoi në stacion katër persona për muralet feministe në Mitrovicë, inicohet rast ndaj tyre

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 13:49

    Të dielën e 25 prillit, qyteti i Mitrovicës u mbush me disa grafite feministe.


    Organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist përmes këtyre mbishkrimeve ka kundërshtuar kontrollin e burrave ndaj grave, dhunën sistematike ndaj tyre, ngacmimet seksuale në shkolla e shumë shkelje tjera.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, se lidhur me këtë rast janë shoqëruar katër persona në stacion, pasi ndaj tyre u inicua rast për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike.

    “Me datën 25.04.2021, në Mitrovicë, është iniciuar një rast Prishje  e Rendit dhe Qetësisë Publike “PRQP’, Në cilësi  të të dyshuarave janë intervistuar katër persona, pasi të njëjtit  në orët  e pasdites së datës 25 prill 2021,  në disa lokacione/ objekte në qytet kanë shkruar grafitë.”, ka thënë Zahiti për Reporterin.

    Grafitet që u bënë në Mitrovicë sipas organizatës, kishin për qëllim që të denoncojnë dhunën sistematike ndaj grave në këtë qytet dhe përtej.

    “Përmes grafiteve që kundërshtojnë kontrollin e burrave mbi trupin e grave, dhunimin e tyre në shtëpi, rrugë e institucione, ngacmimin seksual në shkolla, e robërimi e tyre nga burrat, hapësirat publike u ngjyrosën me revoltë dhe refuzim të çfarëdo shtypje ndaj secilës grua dhe vajzë”, thuhej në postimin e KMVF.

    Disa nga thirrjet nëpër grafite ishin “gratë e kanë vendin kudo që dojnë ato”, “dhunuesit e grave n’burg”, “veshja nuk është provokim”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!