×
  • Lajme
  • Lajme / Prova materiale

    Policia del me detaje se çka u gjet gjatë mbylljes së komunës paralele të Skenderajt në veri

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 10:40

    Policia ka dhënë detaje lidhur me kontrollin me komunën paralele të Skenderajt që vepronte në Mitrovicë të Veriut.

    Në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente të falsifikuara.

    “Lidhur me rastin më datë 16.10.2024, njësit policore pas informacioneve të marra nga rrugët operative, kanë zhvilluar kontrolle në objektin nën pronësi të Trepçës, pasi që në atë lokacion ishte duke funksionuar komuna paralele e Skenderajt.

    Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente ilegale të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet”, thotë policia në raport.

    Policia e Kosovës ka mbyllur të mërkurën një komunë paralele, e cila është vënë re gjatë një patrullimi që po kryenin zyrtarët policorë në afërsi të stacionit policor në veri.

    Aty policët kanë identifikuar disa persona që po frekuentonin një zyre. Me urdhër të prokurorit, zyra është mbyllur, dokumentet janë sekuestruar, derisa personat përgjegjës janë intervistuar.

    Komuna të tilla paralele janë mbyllur edhe në fund të muajit gusht të këtij viti, saktësisht pesë objekte. Aksioni për mbylljen e tyre ishte bërë me kërkesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. /Reporteri.net/

    Aksionet për mbylljen e komunave paralele, mbi dhjetë objekteve iu vu dryni nga fillimi i këtij viti

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!