×
  • Lajme
  • Lajme / Hetimet

    Policia del me raport zyrtar për rastin e rëndë në Prishtinë ku një foshnjë u gjet e vdekur pranë mbeturinave

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 9:24

    Policia e Kosovës ka dalë me detaje për rastin e foshnjës së porsalindur e cila u gjet dje brenda një qese në një deponi mbeturinash në Matiqan të Prishtinës.

    Në njoftim thuhet se një burrë e kishte njoftuar Policinë se e kishte gjetur foshnjën e braktisur. Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

    “Prishtinë – Më 19.05.2025. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur një foshnje të braktisur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Për rastin hetimet i ka nisur Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!