×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Policia del me sqarim pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut

    Reporteri
    23 Maj 2025 | 19:27

    “Kanë ndodhur disa provokime”, Policia reagon për të shpjeguar pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut

    Policia e Kosovës, përmes stacionit në Mitrovicë të Veriut, ka reaguar për të shpjeguar pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut.

    Policia njofton se kishte marrë paraprakisht njoftim për këtë aktivitet dhe ishte përkujdesur për sigurinë dhe mbarëvajtjen e tij.

    Sipas njoftimit, gjatë festimit të maturës kanë ndodhur disa provokime, dhe me qëllim të evitimit të ndonjë përshkallëzimi, Policia ka ndërhyrë në kohë.

    “Situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën pa pasur nevojë për reagim shtesë”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka inkurajuar raportimin e çdo sjelljeje të dyshuar apo të rrezikshme në numrin emergjent 192, duke theksuar rëndësinë e përbashkët për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!