Gazetari Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona ende të panjohur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Policia tani ka dalë në vendin e ngjarjes ku është sulmuar ai dhe po hetojnë rastin, raporton Express.
Aktualisht, Syla ai ndodhet në QKUK, ku po trajtohet për lëndimet e marra.
Vetë Syla është deklaruar pas sulmit, me ç’rast ka njoftuar se është nën përkujdesjen e mjekëve.
“Jam mirë. Për momentin jam në QKUK. Po ma qepin kokën”, ka deklaruar ai për Kanal10.
Tutje, Syla ka thënë se tre personat që e sulmuan kanë ikur me vrap pas goditjeve ndaj tij.
“Ishin tre persona që më sulmuan. Ikën me vrap pasi më sulmuan duke më goditur në kokë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se gazetari Valon Syla ishte sulmuar edhe njëherë tjetër, pas etiketimit që ua bëri mërgimtarëve. /Reporteri.net/.
Lulzim Peci: Sulmi fizik ndaj Valon Sylës është sulm ndaj fjalës së lirë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.