×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia dënon aktivistin e PSD-së me 200 euro

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 14:16

    Policia e Kosovës e ka dënuar me gjobë 200 euroshe, aktivistin e Partise Socialdemokrate, Nol Nushi.


    Kjo pasi, siç edhe dihej, Nushi bashkë me partiakët e tjerë kishin organizuar një aksion para bankës ProCredit, shkruan Reporteri.net.

    Se Policia shqiptoi dënime, e ka konfirmuar ish-deputeti i kësaj partie, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.

    Ai ka thënë se dolën para një banke për të protestuar pasi, sipas tij, bankat janë përfituesit më të mëdhenj gjatë pandemisë.

    “Policia po i dënon aktivistët e PSD sepse realizuan një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit spektakolar të bankave edhe gjatë situatës me COVID-19. Bankat janë përfituesit në të mëdhenj të pandemisë. Përfitimin e tyre të padrejtë dhe të pabarabartë, po e mbron qeveria. Qoftë aktualja, qoftë e kaluara”, ka thënë Krasniqi.

    Ndryshe, sipas ligjit kundër pandemisë dhe vendimit të Qeverisë, ndalohen tubimet publike për shkak të situatës me COVID-19./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!