×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Policia dënon edhe ministrin Selim Selimi, shkeli orën policore

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 22:49

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është gjobitur sot nga Policia e Kosovës pasi që nuk e ka respektuar vendimin për kufizimin për lirinë e lëvizjes, shkruan Reporteri.net.


    Ai ka thënë se do ta paguajë dënimin. Ministri Selimi ka thënë se Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj tij dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin.

    “Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij”, ka shkruar Selimi në Facebook.

    Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes në Prishtinë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!