×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia dënon mbi 1000 qytetarë brenda 24 orëve për mosrespektim të masave anti-COVID

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 8:56

    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1050 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19.


    Ndërkaq, Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

    Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

    Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

    E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

    Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

    https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3532656190128225

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!