Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se e ka arrestuar një qytetar të Prizrenit i cili ishte në kërkim, pasi për të kishte Aktgjykim dënues nga Gjykata për 8 muaj burgim për veprën “Vjedhje e rëndë”.
Njoftimi i plotë:
“Me datën 03.03.2025, Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave të Stacionit Policor Prizren Veri pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin E. M., mashkull 50 vjeçar nga Krusha e vogël, Prizren.
I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 8 muaj burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është i dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
I arrestuari E.M. (50 vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.