Në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po qëndrojnë mbi 50 policë të EULEX të cilët shihen të jenë të armatosur me armë të gjata.
Në vendngjarje erdhi edhe avokati përfaqësues i veteranëve të luftës së UÇK-së, Tomë Gashi, por i njëjti nuk u la të futet brenda, shkruan Reporteri.net.
Pas të arrestuarit të parë të Gjykatës Speciale, Salih Mustafa, EULEX pritet të kryejë edhe arrestime të tjera.
Ndërkohë që zyra e OVL-UCK’së ishte ‘vizituar’ disa herë nga pjesëtarë të EULEX’it në javët e fundit, pasi kjo organizatë publikonte dosje të Gjykatës Speciale, që pretendonin se po ua sjell dikush anonim.
Por dallimi me aksionin e sotëm është i madh. Sot EULEX-i ia mësyu zyrave të OVL-UÇK’së në qendër të Prishtinës me policë të armatosur me armë të gjata dhe me maska në fytyrë, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
Të njëjtit pritet të nxjerrin nën masën e arrestit dikë nga ajo zyrë, që i janë vënë në kërkim, me urdhër arrest nga Haga.
Aksioni ka nisur pak pas orës 11:00 të së premtes.
Reporteri.net do t’ju mbajë të informuar rreth këtij zhvillimi, nderkohë që ju mund të ndiqeni LIVE pamje nga vendi i ngjarjes:
https://www.facebook.com/reporteri/videos/264827027991483/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.