Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të kartelave bankare dhe të kreditit si dhe të hyrjes në sisteme kompjuterike.
Sipas një njoftimi nga PK-ja, të dyshuarit kishin arritur të marrin në posedim të dhëna të shumta personale përfshirë kartela bankare, e-mail adresa e fjalëkalime dhe përmes këtyre të dhënave kanë bërë blerje online.
“Të dyshuarit me veprime të paligjshme përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna të shumta personale përfshirë kartela bankare, e-mail adresa dhe fjalëkalime dhe pastaj në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes këtyre të dhënave dhe kartelave bankare të klonuara kanë blerë online mallra të ndryshme. Dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë me mallin e blerë dhe pastaj janë arrestuar”, thuhet në njoftim të Policisë.
Po ashtu është kontrolluar një lokacion dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar:
Tre kompjuterë llaptopë;
Një shtëpizë kompjuteri;
Një hard-disk;
Tre USB memorje;
Dy telefona mobil;
Kartela të ndryshme krediti;
Mallrat e blera;
Dokumentacion relevant që dëshmojnë blerjet dhe transaksione të parave.
Me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.