×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës arreston hajnin e shumëkërkuar, Kastriot Shala

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 16:09

    Një aksion i Policisë së Kosovës në ditën e sotme ka shpier në arrestimin e të shumërkërkuarit, Kastriot Shala.


    Sipas Indeksonline Shala është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë në dalje të Prishtinës.

    Shala bashkë me Leutrim Latifin e Ridvan Ademin janë të dyshuar për vjedhje e grabitje në disa raste në Kosovë.

    Kastriot Shala, Ridvan Ademi e Leutrim Latfi u ikën duarve të Policisë. Të tre këta dyshohen të jenë akterët kryesorë në një numër të madh të grabitjeve që ndodhën në territorin e Kosovës.

    Ndonëse në kërkim, ata gjenin kohë edhe të tallen me Policinë e Kosovës përmes disa videove të postuara në Facebook.

    E njërit prej tyre nuk i eci gjatë tallja me policinë. Ai u arrestua, mirëpo jo nga organet e drejtësisë kosovare.

    Leutrim Latifi u raportua se u arrestua në Mal të Zi nga autoritetet e atjeshme.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë javë më parë për mediat se arrestimi i Leutrim Latifit ka ndodhur qysh në muajin shkurt të këtij viti.

    Megjithëse ai thotë se tani është në kompetencë të autoriteteve për realizimin e ekstradimit, e që është ministria e Drejtësisë.

    “I apostrofuari është arrestuar më herët, pra në muajin shkurt të vitit 2019, në një shtet fqinjë dhe mbetet kompetencë e autoriteteve për realizimin e ekstradimit sipas procedurave”, ka thënë Daut Hoxha.

    Mirëpo, ekstradimi i të shumëkërkuarit nuk po del të jetë i lehtë.

    Nga ministria e Drejtësisë kanë thënë për mediat se ata nuk kanë pranuar ndonjë shkresë apo njoftim lidhur me personin në fjalë.

    Ata japin vërejtje se procedura e ekstradimit mund të zgjasë më shumë se një vit.

    “Lidhur me personin në fjalë, ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës nuk ka pranuar asnjë informacion apo shkresë në ministria e Drejtësisë e Malit të Zi”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Drejtësisë.

    “Ndërsa lidhur me procedurat e ekstradimit në Mal të Zi, ju lutem vëreni se procedurat e rregullta të ekstradimit mund të zgjasin deri në një vit apo edhe më shumë”, thonë tutje nga ministria e Drejtësisë.

    Leutrim Latifi nga organet e drejtësisë dyshohet se ka kryer grabitje të armatosura në disa banka në Kosovë, qendra tregtare e pompa të benzinës.

    Ai këto veprime i kishte kryer në bashkëpunim me grupin e tij, teksa më herët Policia e Kosovës kishte ofruar edhe shpërblim për këdo që mund të ofrojë informacione për vendndodhjen e tij, e që mund të çojnë tek arrestimi i të lartpërmendurit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!