×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës arreston një shtetas të Shqipërisë në Gjakovë, planifikonte të vriste dikë

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 11:31

    Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë i akuzuar për tentim-vrasje të rëndë.


    Policia njofton se pas një pune hetimore ka arritur ta identifikoj personin i cili kishte planifikuar të kryej vrasjen.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Gjakovë 28.10.2020 – 10:00. Pas një pune hetimore me datë 28.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte planifikuar të kryej veprën e lartcekur. Në lidhe me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cili pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!