Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar pasi që nga mbrëmë deri sot në mesditë, në tri aksidente të ndara trafiku, kanë humbur jetën pesë persona dhe janë lënduar shtatë të tjerë.
Në fshatin Budrigë (rruga Gjilan-Ferizaj), më 04.10.2019, në ora 22:40, në një aksident ku janë përfshirë dy vetura, kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë lënduar.
Në autostradë, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suharekë), ka ndodhur një tjetër aksident ku janë të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar.
Dhe në rrugën Lipjan-Shtime, ka ndodhur aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, nga aksidenti ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.