Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin i ka dërguar lule nënë Ferdonije Qerkezit, shkruan Reporteri.net.
Policia i ka dhuruar lule edhe mjekeve, nënave që ka takuar në rrugë.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë uron gratë për 8 Marsin
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Divizioni i Policimit në Bashkësi, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), organizoi një aktivitet simbolik me moton “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për gratë dhe vajzat e vendit tonë.
Në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë shpërndanë lule për qytetaret, gratë dhe vajzat, duke i uruar ato për festën e 8 Marsit. Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat: “Gëzuar 8 Marsin! Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe i ndryshimit në botë. Urojmë që kjo ditë të sjellë lumturi, shëndet dhe suksese për ju dhe familjet tuaja!”
Ky aktivitet reflekton përkushtimin e Policisë së Kosovës për të mbështetur dhe respektuar rolin e rëndësishëm të gruas në shoqëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.