×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia e Kosovës kap në Vërmicë duhan të kontrabanduar në vlerë 130 mijë euro

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 10:05

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë kapur një sasi e konsiderueshme e duhanit, që dyshohet të jetë kontrabandë.

    Siç bëhet e ditur në njoftim në fshatin Kojush, Vërmicë, policia ka ndaluar një furgon, në të cilin janë gjetur 2390 kg duhan, me vlerë rreth 130.000 €, e cila dyshohet që është sjellë kontrabandë nga Republika e Shqipërisë.

    Rasti është duke u hetuar.

    “Fsh. Kojush, Vërmicë 17.02.2025-00:10. Policia ka ndalur automjetin-kombi (furgon) në të cilin janë gjetur një sasi e konsiderueshme e duhanit 2390 kg, me vlerë rreth 130.000 € e cila dyshohet që është sjellë kontrabandë nga Republika e Shqipërisë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!