Vetura luksoze e tipit Bentley, nën pronësinë e një shtetasi të Serbisë, i cili po merrte pjesë në eventin ‘OneLife Rally’, është konfiskuar nga Policia e Kosovës të martën.
Vetura e cila po qëndronte në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, është konfiskuar pasi që pronari i saj ka hedhur në profilin e tij në rrjete sociale mesazhe me përmbajtje ofenduese dhe provokuese për shtetin e Kosovës, ani pse eventi nuk kishte të bënte asgjë me politikë, shkruan Reporteri.net.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar pamje kur vetura me targa të Beogradit është konfiskuar.
Kosova për të dytën herë ndodhet në hartën e vendeve që parakaluan super-veturat e organizimit të njohur botëror “OneLife Rally”.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është mbështetës i këtij eventi të grupit “Marakli t’Kerreve” dhe e transmetoi LIVE në Facebook.
Superveturat qëndruan të ekspozuara në sheshin ‘Skënderbeu’ gati 24 orë.
Krahas sponsorëve të këtij eventi, këtë vit edhe Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është mbështetës zyrtar dhe sponsor medial i organizimit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.