×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës largohet nga objekti i AUV-it ku u vodh një kasafortë

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 14:04

    Policia e Kosovës është larguar nga objekti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku aty raportohet se është vjedhur një kasafortë.


    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në nje objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje”, ka thënë ai.

    Hoxha ka shtuar se njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, por telefonin e ka pasur të ndalur.

    Ende nuk dihet se çfarë ka pasur në brendësi të arkës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!