×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia sekuestron mall të dyshuar si kontrabandë, vlera rreth 20 mijë euro

    Reporteri
    26 Shkurt 2024 | 20:55

    Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 20 mijë euro mall, i dyshuar si kontrabandë, në pikën kufitare Hani i Elezit.

    Policia e Kosovës, Njësia  e  TASK  FORC-ës -Lindje (e përberë nga Policia e Kosovës dhe Dogana  e Kosovës)  në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacioneve në zonën kufitare Republika e Maqedonisë së veriut dhe Republikës së Kosovës.

    Më datë 23.02.2024 ,pas pranimit të një informate se një automjet VW-T5 (furgon) i bardhë me targa vendore dyshohet se është i ngarkuar me mallra të kontrabanduar, ku në bashkëpunim me

    Stacionin për mbikëqyrje kufitare Hani Elezit është identifikuar automjeti i dyshuar, ku drejtuesi ishte larguar nga automjeti .

    Nga njësitet e  lartcekura është tërhequr automjeti i dyshuar dhe është sjellë në stacionin policor në Kaçanik për identifikim dhe kontrollim pasi që ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme.

    Me datë 26.02.2024 është paraqitur  drejtuesi i automjetit të dyshuar me iniciale (A. G.) i moshës 41 vjeçar nga Ferizaj.

    Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme pa prejardhje (pa fatura) disa mallrat ishin të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara  si: NIKE, ADIDAS, LOUISVUITTON etj.

    Vlera e mallrave sipas listës së gjetur në automjet e cila përkon me mallrat e gjetura në brendi të automjetit është rreth 20 mijë euro (20.000 €). Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në Terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore./Reporteri.net/ 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!