Bashkë me drejtor të ri të përgjithshëm, Policia e Kosovës ka ndryshuar edhe strukturën e saj organizative.
Kështu ka njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili nënshkroi strukturën e re organizative së bashku me drejtorin Gazmend Hoxha, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ministri Sveçla tha se, përmes kësaj strukture, po synohet që të rritet efektiviteti i policisë.
“Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, njoftoi Sveçla në Facebook. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.