×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës ndërpret ahengun në një restorant të Gjilanit, shqiptohet dënimi prej 500 eurove

    Reporteri
    01 Janar 2022 | 23:17

    Policia e Kosovës ka ndërpret një aheng të organizuar në një restorant në Gjilan, e përveç kësaj, Policia ka shqiptuar edhe një gjobë prej 500 eurove.

    Policia këtë veprim e ka bërë në bashkëpunim me inspektorët e AUV-it, pasi një restorant nuk ka respektuar masat anti-covid.

    Njësiti patrullues i Policisë së Kosovës nga Stacioni Policor në Gjilan, kanë pas një informatë të marrë nga rrugët operative për një organizim tek një restorant këtu në komunën e Gjilanit.

    “Menjëherë janë informuar Inspektorët Sanitar të AUV, dhe të njëjtit pasi kanë parë gjendjen faktike kane marrë veprimet e tyre sipas ligjit, duke i shqiptuar gjobën e poshtëcekur, me vlerë prej 500 euro për mos respektim të masave anti-COVID-19”, njofton Policia e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!