×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës në garë me policët e 30 shteteve të botës

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 15:49

    Policia e Kosovës për herë të dytë po marrin pjesë në garën ‘Annual Warrior Competition – AWC 2019’ në Jordan – Amman King Abdullah Special Operations Training Center.


    Në këtë garë po marrin pjesë mbi 30 shtete me rreth 40 ekipe nga e mbarë bota, njofton Policia.

    Në këtë garë përfaqësuese e Policisë së Kosovës është NJSI – Njësia Speciale Intervenuese, e cila në vitin e kaluar ishte e ranguar në listën e 10 shteteve me rezultatet më të mira në këtë garë, përderisa e njëjta synon këtë vit rezultate më të mira në pozita më të larta.

    Në këtë garë marrin pjesë njësitë elite policore si dhe ato ushtarake, të cilat garojnë në :

    * Qitje me armë në lëvizje,

    * Qitje me armë në pozicione të ndryshme luftarake,

    * Marshime me pesha dhe armatim,

    * Snajpim Urban dhe Rural,

    * Vëzhgim dhe Vrojtim,

    * Neutralizim selektiv,

    * Taktika intervenuese nga vetura,

    * Intervenime në objekte dhe mjete transporti.

    “Policia e Kosovës me njësinë elite të saj po tregon profesionalizëm dhe rezultate pozitive në fusha të ndryshme karshi policive të shteteve të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë edhe SHBA-të”, thuhet në njoftimin e Policisë./AktivPress/

    LAJME NGA RUBRIKA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!