Veriu i Kosovës është vendosur në karantinë me vendimin e shtetit Serb, institucionet e Kosovës kanë heshtur rreth kësaj gjendje, ndërsa qytetarët nuk po lejohen që të kalojnë në veri nga Policia e Kosovës.
Pas vendimit për futjen në karantinë e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit me urdhrat e Serbisë po konsiderohet ndërhyrje në territorin e shtetit të Kosovës, përderisa Qeveria e Kosovës nuk po komenton këtë urdhër të Serbisë për qytetarët e Kosovës.
Një qytetar nga Mitrovica nuk është lejuar të kaloj në pjesën veriore të saj.
Ai ka thënë për kp, se Policia e Kosovës nuk e ka lejuar të kaloj në pjesën veriore, me arsyetimin se janë vendosur masat e jashtëzakonshme në atë pjesë.
Ky qytetar ka pohuar se i është thënë se nëse kalon në veri, mund të mbetet në atë pjesë për arsye të futjes në karantinë të veriut.
Mbrëmë dy komuna serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani, janë futur në karantinë me vendim të Shtabeve të Krizave të themeluara në këto dy komuna.
https://www.facebook.com/kosovapress/videos/1546320238859414/