Policia e Kosovës në fillim të këtij viti është angazhuar shumë teren me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.
Kështu, në periudhën janar-prill, Policia e Kosovës ka njoftuar për masat që ka marrë ndaj personave që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Sipas statistikave të policisë, për katër muaj 2128 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Po gjatë këtij katërmujori, policia i ka vendosur pikë negative 5076 shoferëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, ose në të kundërten mund të mbesin pa patentë shofer.
Ndërsa shkaku i kësaj pune aktive të policisë është numri i lartë i aksidenteve që ndodhin në Kosovë, ku kohëve të fundit edhe numri i persona që pësojnë me fatalitet gjatë aksidenteve është rritur dukshëm.
E në të shumtën e rasteve deri te aksidenet vihet nga shkelja me dashje të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. /Reporteri.net/