Nismës së Vetëvendosjes për peticion me anë të së cilit kërkohen zgjedhje, gjatë ditës së djeshme është bashkangjitur edhe një polic kosovar, fotografia e të cilit qarkulloi në rrjetet sociale pasi u publikua nga një aktivist i VV-së.
Kjo ndodhi përkundër faktit që Policia e Kosovës sipas një vendimi ka ndaluar përfshirjen e pjesëtarëve të saj në tema, postime e ngjarje që kanë të bëjnë me politikë, madje si pasojë disa policë janë suspenduar nga detyra.
Lidhur me këtë Reporteri ka dërguar pyetje në adresë të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës, të cilët kanë thënë se rasti është duke u trajtuar.
“Policia e Kosovës posedon këtë informacion dhe të njëjtin është duke u trajtuar”, thuhet në përgjigjen e shkurtë të Zyrës për Informim të Policisë në adresë të Reporterit.
Kujtojmë se kohëve të fundit disa policë janë suspenduar nga puna për shkak të postimeve të tyre në rrjetet sociale. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.