×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës sekuestrohen dy armë zjarri në raste të ndara, arreston dy persona

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 21:53

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka sekuestruar dy armë zjarri në rajonin e Prishtinës dhe ka arrestuar të dyshuarit E.C. dhe Sh.G.

    Siç thuhet në njoftimin e Policisë, në rastin në veri është arrestuar i dyshuari 50 vjeçar E.C për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, e cila i është konfiskuar.

    “Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë dhe të stacionit të Drenasit, në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona të dyshuar.  Nga stacioni i veriut është arrestuar personi i dyshuar: -E.C, mashkull, 50 vjeç, për veprën dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje të cilit i kanë gjetë dhe sekuestruar : -një armë të tipit Valtro, – një karikatorë dhe, -8 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Reporteri.net.

    në rastin e Drenasit, i dyshuari 43 vjeçar Sh.G., është arrestuar për dëmtim të pasurisë që ka ndodhur në muajin prill të këtij viti.

    “Ndërsa nga zyrtarët e stacionit policor të Drenasit, është arrestuar personi i dyshuar: -Sh.G, mashkull 43 vjeç, për veprat Kanosje dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë që kanë ndodhë me 10 prill 2023”.

    Ndaj tij është inicuar rasti për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, pasi të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri./Reporteri.net./

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!