×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës shpall në kërkim dy shtetas të Shqipërisë, ua publikon fotografitë

    Reporteri
    03 Prill 2025 | 16:17

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy shtetas të Shqipërisë, Klodian Qokli dhe Shkëlqim Xhija, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se dyshimet janë se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe duke bashkëvepruar kanë kryer  veprën penale ‘kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ nga neni 272 paragrafi 1, lidhur me nenin 77 dhe nenin 275 par.1 nen par. 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së dhe veprën penale ‘blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’,  vepër kjo e sanksionuar sipas nenit par.1 lidhur me nenin 77 dhe nenin 275 par. 1 nënpar.1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.

    Policia ka kërkuar nga kushdo që ka informacione për ta, t’i njoftojë.

    “Për informata lidhur me personat në kërkim mund të na njoftoni në: Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999. Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale. Ju mund t’i dërgoni informatat tuaja edhe në adresën elektronike info@kosovopolice.com. Si dhe përmes aplikacionit Lajmëro Policinë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!