Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Potok do të mbahet ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor. Ky investim është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.
“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët,” thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.