×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës uron 17-vjetorin e pavarësisë

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 12:02

    Policia e Kosovës ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë.

    Përmes një postimi në Facebook, ky institucion thotë se ka një rol kyç në garantimin e sigurisë gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë.

    “Angazhimi i Policisë së Kosovës për ruajtjen e rendit publik dhe sigurinë e qytetarëve është thelbësor, sidomos në ngjarje të mëdha, andaj sipas planifikimeve operacionale po kujdeset për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, duke shtuar edhe prezencën policore në trafikun rrugor. Policia e Kosovës, falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e vazhdueshëm të treguar me zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në këto kushte me mot të ftohët”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Urimet më të mira për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, i adresohen të gjithë qytetarëve dhe punonjësve të policisë! Le të jetë një ditë e mbushur me gëzim, krenari dhe reflektim mbi rrugëtimin e vendit.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!