×
  • Lajme
  • Lajme / Festivali

    Policia e Serbisë ndalon ekipin e Kosovës të “Mirëdita, dobar dan!” drejt Beogradit

    Reporteri
    27 Qershor 2024 | 14:35

    Policia e Serbisë, ka ndaluar ekipin e Kosovës të “Mirdita, dobar dan!” drejt Beogradit. Pjesëtarë të stafit organizativ dhe mediash, nuk janë lejuar të vazhdojnë drejt kryeqytetit serb, ku sonte ishte paraparë hapja e edicionit të 11-të të festivalit.

    “Kemi urdhër të mos ju lejojmë të hyni në Beograd”, ka qenë deklarata e policit, 25 kilometra pa arritur në destinacion.

    Gjatë gjithë kohës, ekipi ka qenë në përcjellje te vazhdueshme të autoriteteve policore. Në pikën kufitare në Merdarë, ka pasur kontrolle të detajuara.

    Organizatorët kanë pasur leje për kalim sikurse dhe për festivalin.

    Ndërkohë, në Beograd rreth 150 persona raportohet se janë mbledhur para sheshit Dorçol, ku sonte është paraparë hapja e festivalit “Mirdita, Dobar dan”. Ata kanë shpalosur mesazhe nacionaliste si “Nuk ka dorëzim”.

    Sofija Todoroviq nga organizata joqeveritare Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut, e cila është një nga organizatoret e festivalit, ka thënë se bëhet fjalë për anëtarë të organizatave ekstreme, të cilët kanë thënë se do të qëndrojnë aty për të penguar festivalin.

    Ajo për mediumin Danas ka thënë se disa nga pjesëmarrësit e manifestimit “Mirdita, Dobar dan” nuk po arrijnë të arrijnë në Dorcol Platz, sepse nuk ka mjaftueshëm polici në terren rreth këtij vendi.

    Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) gjatë javës së kaluar kanë deklaruar se besojnë se politikanët nuk duhet t’i politizojnë festivalet që promovojnë shkëmbime kulturore mes vendeve, siç është festivali “Mirëdita, dobar dan”, pas thirrjeve nga zyrtarë të caktuar në Beograd për anulimin e tij.

    Grupe serbësh mblidhen në përpjekje për të ndaluar festivalin “Mirdita, dobar dan” , shpalosin mesazhe nacionaliste

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!